Sa janë të pavarura autoritetet rregullative në Kosovë?

26.09.2017 D4D

Të martën më 26 Shtator 2017,  u mbajt salloni me temën: “Sa janë të pavarura autoritetet rregullative në Kosovë?”

Hapja informuese dhe provokuese u bë nga: Jeton Isufi, Autoriteti rregullativ i hekurudhave të Kosovës; Zana Bejta, Udhëheqëse e çështjeve ligjore dhe të rregullatorit – IPKO, dhe Burim Ejupi, Drejtor Ekzekutiv, INDEP. Panelistët theksuan se pavarsia e bordeve të autoriteteve rregullative arrihet vetëm si rezultat i vendosjes në krye të këtyre bordeve persona profesionist që marrin vendime në të mirë të përgjithshme. Poashtu ka nevojë të rregullimit të ligjeve të cilat do të rregullonin mënyrën se si zgjidhen anëtarët e bordit.

Moderimi dhe shkrimi i editoriali u bë nga Visar Sutaj, hulumtues që mund ta lexoni këtu.

Ky Sallon u organizua në kuadër të projektit “Roli i agjencive rregullative në përfaqësimin e interesit publik në Kosovë” financuar nga Heinrich Boll Stiftung.

 

Sallonet e ardhshme