Sa jeni të kënaqur me shërbimet komunale?

28.06.2019

Përmirësimi i shërbimeve të ofruara nga Komunat ka qenë njëra ndër sfidat e mandatit aktual të qeverisjes lokale. Për të matur se sa qytetarët janë të kënaqur me këto ndryshime në administratën lokale, instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) ka realizuar një hulumtim gjatë muajit qershor 2019 me 1074 respondent në gjithë territorin e Kosovës, ku përfshirja gjinore ka qenë 50.5% burra dhe 49.50% gra.

Sipas hulumtimit, del se 41.1% e respodentëve që kanë kontaktuar apo kanë kërkuar shërbim nga zyrtarët komunal në tre (3) muajt e fundit janë ndarë të kënaqur me shërbimin e pranuar, derisa 18.8% nuk janë ndarë të kënaqur.

Të dhënat e plota nga hulumtimi janë paraqitur në infografikën në vijim.

Hulumtimi është realizuar në kuadër të projektit “Pjesëmarrje e gjerë për qeverisje të mirë”, i cili përkrahet financiarisht nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës dhe implementohet nga instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) dhe Qendra për Depolitizim të Shoqërisë Kosovare (CDKD).

Të tjerat

Projektligji për riprodhim të asistuar-IVF

Narrativat në Gjuhën Serbe për Muajin Nëntor 2023

Pezullimi i Vizave