Sa hapësirë iu ofrua grave për të udhëhequr në zgjedhjet lokale 2025?

26.05.2026

 

 

Vetëm 10% e kandidatëve për kryetarë komunash ishin gra dhe vetëm një grua arriti të fitojë mandatin. Në 23 komuna nuk kishte asnjë grua në garë.

Analiza e realizuar së fundmi, tregon se hendeku gjinor vazhdon jo vetëm në kandidim, por edhe në mbështetjen elektorale dhe qasjen reale në pozita vendimmarrëse.

Këto dhe të gjetura të tjera mbi përfaqësimin gjinor në zgjedhjet lokale dhe nacionale 2025 u paraqitën në raportin “Analizë e rezultateve të zgjedhjeve lokale dhe nacionale 2025 nga perspektiva gjinore”, hartuar në kuadër të projektit “Ajo Udhëheq: Luftimi i Gjuhës së Urrejtjes dhe Promovimi i Grave në Udhëheqjen Lokale”, mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë.

Të tjerat

Grate votojne. Demokracia Fiton.

Roli i mediave në mbrojtjen e integritetit zgjedhor

Per zgjedhje te drejta dhe te sigurta online