• Shqip

Reflektimi mbi peshën e çështjeve gjinore në programet e subjekteve politike

06.03.2021

Pas analizimit të programeve të subjekteve politike mbi fjalët me frekuencën më të shpeshtë të përdorur, D4D ka analizuar të njëjtat programe me fokus politikat e çështjeve gjinore brenda përmbajtjes së programit politik të subjekteve politike. Për këtë analizë, D4D ka përdorur 39 fjalë/fusha kyçe të cilat i ka krahasuar kundrejt përmbajtjes së programeve të subjekteve politike, duke përdorur të njëjtin standard për të nxjerrë rezultate krahasimore ndërmjet subjekteve politike. Rezultatet e nxjerra janë paraqitur më poshtë përmes vizualizimit“Wordcloud” për secilin subjekt politik.

Madhësia e një fjale/fraze brenda grafit bazohet në frekuencën e politikave brenda përmbajtjes së programeve të subjekteve politike që kanë përmendur fjalët kyçe.

Në vijimi gjeni frekuencën e fjalëve të gjetura për secilin subjekt politik:

Lëvizja Vetëvendosje:

Politika për vajza dhe djem 8 herë
Dhuna në familje 3 herë
Gratë në treg të punës 3 herë
Politika për nënat 2 herë
Të mbijetuarat/it e dhunës seksuale gjatë luftës 2 herë
Barazi gjinore 1 herë
Dhuna ndaj grave 1 herë
Dhuna në baza gjinore 1 herë
Diskriminimi 1 herë
E drejta në pronë 1 herë
Gratë kryefamiljare 1 herë
Gratë në biznes 1 herë
Gratë në ekonomi 1 herë
Politika me fokus vajzat 1 herë
Pushimi i lehonisë 1 herë
Subvencione që ndihmojnë gratë 1 herë
Të drejtat e grave në punë 1 herë

 

Partia Demokratike e Kosovës:

E drejta në pronë 4 herë
Politika me fokus vajzat 3 herë
Politika për gra 3 herë
Politika për vajza dhe djem 3 herë
Barazi gjinore 2 herë
Dhuna në familje 2 herë
Fuqizimi i grave 2 herë
Gratë në treg te punës 2 herë
Buxhetimi gjinor 1 herë
Dhuna ndaj grave 1 herë
Diskriminimi 1 herë
Drejtësi sociale 1 herë
Gratë në biznes 1 herë
Gratë në politikë 1 herë
Kthimi i grave dhe fëmijëve të luftëtarëve nga Kosova 1 herë
Lehonat 1 herë
Ligji për çështjet e trashëgimisë për gratë 1 herë
Ligji për Dhunë në Familje 1 herë
Politika për nënat 1 herë
Pushimi i lehonisë 1 herë
Shëndeti riproudhues dhe seksual 1 herë
Subvencione që ndihmojnë gratë 1 herë
Të mbijetuarat/it e dhunës seksuale gjatë luftës 1 herë

 

Lidhja Demokratike e Kosovës:

Politika për vajza dhe djem 3 herë
Kujdesi shtëpiak për nënën dhe fëmijën 1 herë

 

Aleanca për ardhmërinë e Kosovës:

Politika për vajza dhe djem 4 herë
Drejtësi sociale 2 herë
Barazi gjinore 1 herë
Diskrimini 1 herë
Gratë në treg të punës 1 herë
Politika me fokus vajzat 1 herë
Politika për gra 1 herë
Subvencione që ndihmojnë gratë 1 herë
Kjo analizë dhe infografikë është realizuar me mbështetje nga Ambasada Britanike në Prishtinë.

 

Të tjerat

Mungesa e përkrahjes financiare shihet si pengesë për avancimin e rinisë brenda subjekteve politike!

Bashkëpunim ndërpartiak mes të rinjve mund të sjell më shpejtë ndryshimet tek grupet e synuara!

Qasja e Qeverisë Kurti në raport me dialogun Kosovë-Serbi?