Përfaqësimi gjinor i subjekteve politike në debatet televizive gjatë fushatës zgjedhore

24.02.2021

Përveç emisioneve të mbajtura para fushatës zgjedhore, Instituti D4D ka monitoruar debatet televizive edhe dhjetë (10) ditë gjatë fushatës zgjedhore, për zgjedhjet e parakohshme për Kuvend të Kosovës të cilat u mbajtën më 14 shkurt të këtij viti.

Gjatë fushatës zgjedhore janë mbajtur 110 emisione me prezencë të përfaqësuesve të subjekteve politike, ndërsa pjesa tjetër e emisioneve u mbajtën vetëm me analistë/e.  Nga 6 listat garuese në debate kanë qenë pjesëmarrëse/e 89 burra dhe 45 gra. Partia Demokratike e Kosovës 37 burra dhe 15 gra, Lidhja Demokratike e Kosovës – Aleanca Kosova e Re 34 burra dhe 17 gra, Lëvizja Vetëvendosje – Lista Vjosa 19 burra dhe 15 gra, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 37 burra dhe 11 gra, Nisma Socialdemokrate 20 burra dhe 1 grua. Nga subjektet e tjera politike kanë qenë të përfshirë 25 burra dhe 5 gra.

Nga 110 emisione, 71 prej tyre u realizuan me prezencë vetëm të burrave, 16 me prezencë vetëm të grave ndërsa 23 prej tyre me prezencë të të dy gjinive. Kjo tregon poashtu një mosbalancim gjinor të përfaqësimit nga ana e subjekteve politike në debate  televizive.

Monitorimi i debateve gjatë fushatës është bërë në Televizionet: RTK, KTV, TV21, Klan Kosova, Kanal 10, si dhe T7, në emisionet në vijim: “Zgjedhjet në Kohë”, “Interaktiv”, “5;55 n’ODË”, “Rubikon”, “Edicioni i analizës”, “Info Magazine”, “Politiko”, “Prime time”, “Info 10”, “Pressing”, “Kosova voton”, “Kallxo përnime”, “Debat plus”, “Intervista zgjedhore”, “Click”, “Zgjedhjet 2021”, “Argument Plus”, “Analizë”, “Debat”, “Intervistë”.

Kjo infografikë është realizuar me mbështetje nga Ambasada Britanike në Prishtinë.

Të tjerat

Mungesa e përkrahjes financiare shihet si pengesë për avancimin e rinisë brenda subjekteve politike!

Bashkëpunim ndërpartiak mes të rinjve mund të sjell më shpejtë ndryshimet tek grupet e synuara!

Qasja e Qeverisë Kurti në raport me dialogun Kosovë-Serbi?