Gjatë periudhës 27 shtator – 3 tetor, platforma Pikasa ka monitoruar gjuhën e urrejtjes dhe mbulueshmërinë e kandidatëve/eve në mediat online dhe rrjetet sociale gjatë fushatës për zgjedhjet lokale 2025. Të dhënat tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka qenë subjekti politik me më së shumti komente me gjuhë të urrejtjes (247 komente), e pasuar nga Lista Serbe dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK).
Në pjesën e mbulueshmërisë mediatike, tre kandidatët më të përmendur në artikuj kanë qenë Uran Ismaili me 520 artikuj, Përparim Rama me 473 artikuj dhe Arbër Ismajli me 224 artikuj. Grafiket rrethore tregojnë shpërndarjen e këtyre përmendjeve në media të ndryshme, duke nënvizuar se disa portale si Front Online, Gazeta Express dhe Rajoni Press kanë luajtur rol të rëndësishëm në formësimin e narrativës mediatike për kandidatët.
Një element i ri i kësaj jave është përfshirja e të dhënave për mbulueshmërinë mediatike të kandidateve gra për kryetare komune. Rezultatet tregojnë një nivel të ulët përmendjesh për Besa Shahinin (53 artikuj), Xhevahire Izmaku (31 artikuj) dhe Flutura Hamza (11 artikuj), duke reflektuar boshllëkun e dukshëm në dukshmërinë mediatike të grave në garën elektorale krahasuar me kandidatët burra.

