• Shqip

Kush po e përdor E-Kosova-n dhe kush po mbetet jashtë?

16.05.2025

Në bazë të hulumtimit më të fundit nga omnibusi, përdorimi i platformës E-Kosova nuk është i shpërndarë në mënyrë të barabartë. Në nivelet e arsimit dhe vendbanimi ndikojnë dukshëm në përfshirjen digjitale të qytetarëve.

🔍 Qytetarët me nivel të lartë të arsimit janë më të prirë të përdorin shërbimet digjitale në E-Kosova dhe ata/ato qe jetojnë kryesisht në qytete.

Kjo është e dukshme edhe për nga aspekti i vendbanimit, ku 80% e përdoruesve që kanë nivel të ulët të arsimit jetojnë në vendet rurale, derisa përqindja e përdoruesve që jetojnë në vendet urbane rritet paralel me nivelin e arsimit.

🛠️ Çka duhet bërë?

👉 Të bëhen fushata informuese dhe vetëdijësuese për shërbimet digjitale (në nivel lokal dhe kombëtar)
👉 Të ofrohet ndihmë fizike, shërbime mobile dhe platforma më të thjeshta për përdorim.
👉 Të investojmë në edukim digjital, veçanërisht për të moshuarit dhe ata me më pak arsim.

🎯 Shërbimet publike nuk janë vërtet publike nëse nuk janë të qasshme për të gjithë.

 

Kjo infografikë është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i shërbimeve digjitale në nivel lokal” me mbështetje të KFOS (Prishtina Office – Open Society Foundations Western Balkans).

Të tjerat

Kush përfiton më shumë nga digjitalizimi i shërbimeve?

 Cilat janë përfitimet më të mëdha të qytetarëve nga digjitalizimi i shërbimeve?

A përfituan qytetarët nga digjitalizimi i shërbimeve përmes e-Kosova?