Krahasimi i përqindjes së pjesëmarrjes së grave në listat e subjekteve politike për zgjedhjet parlamentare 2019, 2021 dhe 2025

13.12.2024

 

Gratë në Listat e Subjekteve Politike për Zgjedhjet Parlamentare, përgjatë viteve:

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), tash e disa vite me radhë, inkurajon partitë politike që përpilimi i listave zgjedhore të bëhet në përputhje me Ligjin për Barazi Gjinore.

Megjithatë, subjektet politike edhe në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025, kanë respektuar vetëm kriterin minimal të plotësimit të kuotës gjinore (30%) për gjininë më pak të përfaqësuar.

Listat e subjekteve politike përfaqësohen si vijon:

Lëvizja Vetëvendosje në krahasim me vitin 2021, ka rënie me 7%; Partia Demokratike e Kosovës në krahasim me vitin 2021, shënon rritje për 1%; Lidhja Demokratike e Kosovës përfaqësohet njësoj me 33%; Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shënon rënie për 2%.

Instituti D4D përsëri fton të gjitha subjektet politike që në vazhdimësi të ciklit të procesit zgjedhor të ofrojnë hapësirë të barabartë për burrat dhe gratë, përfshirje në fushatën zgjedhore dhe pjesëmarrje në debate televizive.

Të tjerat

Përbërja gjinore e listave zgjedhore të subjekteve politike mbetet vetëm me përmbushje të kuotës

Pse nuk ka më shumë gra që kandidojnë për poste politike në vendin tonë?

Gratë në Tregun e Punës