Kosova mbetet jashtë mekanizmave ndërkombëtare dhe po e gjen sfiduese të rrisë numrin e njohjeve të shtetësisë së saj. Në të njëjtën kohë, Kosova është ende në pritje të liberalizimit të vizave dhe procesi i dialogut Kosovë-Serbi ka ngecur.
Lista e prioriteteve në arenën ndërkombëtare mbetet e gjatë. Prandaj, për të dytin vit radhazi, Instituti D4D ka realizuar një pyetësor me qytetarët e Kosovës për të kuptuar mendimet e tyre se cilat duhet të jenë tri prioritetet e politikës së jashtme kosovare.
Kjo infografikë është krijuar nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), si pjesë e projektit “Rruga dytësore drejt Europianizimint: Një qasje partneriteti”, mbështetur nga Fondacionet për Shoqëri të Hapur.