Agjenda e Konektivitietit 2015-2018

14.01.2019

Kjo infografikë paraqet projektet  nga Agjenda e Konektivitetit 2015-2018 të cilat janë miratuar për Serbinë, Shqipërinë dhe Kosovën.

Në këtë infografikë mund të shohim vlerën totale të projekteve, grantin nga BE-ja si dhe kontributin kombëtar.  Serbia prinë me një vlerë totale të projekteve që kap shumën prej  545.1 milionë Euro, ndërsa më pas renditet Kosova me 232.4 milionë Euro dhe Shqipëria me 226.45 milionë Euro. Grante nga BE-ja për këto projekte Serbia ka marrë 227.5 milionë Euro, Shqipëria 78.1 milionë Euro ndërsa Kosova 47.45 milionë Euro.

Kjo infografikë është realizuar në kuadër të projektit të përbashkët në Kosovë, Serbi dhe Shqipëri nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), Lëvizja Europiane në Shqipëri dhe Transconflict Serbia, në kuadër të programit Think and Link përkrahur nga Fondi Evropian për Ballkanin.

Të tjerat

Në cilat shërbime komunale ka pasur përmirësime?

Sa jeni të kënaqur me shërbimet komunale?

Agjenda e Konektivitetit për 6 shtetet e Ballkanit Perendimor: Hapat tutje