Instituti D4D ka realizuar dy raunde të pyetjeve në kuadër të omnibusit në teren, me 1065 të anketuar në muajin qershor dhe 1065 në muajin shtator, për të parë perceptimet e tyre mbi të bërit biznes gjatë kohës së pandemisë.
Në pyetjen se “Pas një viti me kufizime në ushtrim të biznesit, a mendoni se bizneset e grave vazhdojnë të kenë ende pasoja si pasojë e pandemisë Covid-19?” Me “PO” janë përgjigjur 71.2% të të anketuarve në muajin shtator, ndërsa 79.7% në muajin qershor, në krahasim me “JO” 21.4% në muajin shtator dhe 13.3% në muajin qershor. Ndërsa 7.3% e të anketuarve në muajin shtator dhe 7.0% në muajin qershor, janë përgjigjur me “Nuk e di”.
Për më shumë detaje, mbi ndarjen gjinore të të anketuarve dhe përgjigjet e tyre, shihni infografikën.
Kjo infografike është realizuar në kuadër të projektit “Mbështetje për gratë e afektuara nga pandemia COVID-19 në tregun e punës” Mbështetur nga Balkan Trust for Democracy (BTD)