• Shqip

A ke përdour shërbim komunal në E-Kosova?

28.02.2025

Sipas hulumtimit të realizuar nga D4D, niveli i shfrytëzimit të platformës digjitale E-Kosova ndryshon ndjeshëm në varësi të vendbanimit të qytetarëve. Rezultatet tregojnë se 53% e qytetarëve në zonat urbane kanë përfituar nga këto shërbime, ndërsa kjo përqindje bie në 46% në zonat mesatare dhe arrin në vetëm 41% në zonat rurale.

Të dhënat tregojnë se grupmosha 25-34 vjeç ka përqindjen më të lartë të përdoruesve (64.1%), ndërsa mosha mbi 65 vjeç ka përqindjen më të ulët (11.6%).

Këto të dhëna nënvizojnë një tendencë që: ndonëse digjitalizimi i shërbimeve publike ka krijuar lehtësira të mëdha për qytetarët, qasja dhe shfrytëzimi i tyre mbeten me ndryshime në rajone të ndryshme..

Kjo situatë tregon se, megjithëse progresi është i dukshëm, ekziston ende nevoja për përmirësime dhe politika të synuara për të rritur përfshirjen e të gjithë qytetarëve në sistemet digjitale, duke siguruar që askush të mos mbetet prapa në epokën e digjitalizimit.

*Të dhënat janë mbledhur me metodën Omnibus me mostër prej 1500 respodentë/e.

Kjo infografikë është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i shërbimeve dixhitale në nivel lokal” me mbështetje të KFOS

Të tjerat

Informim dhe Ngritje të Kapaciteteve mbi Dezinformimin

Shërbimet Komunale të Shfrytëzuara në E-Kosova

Nga Dezinformimi dhe Gjuha e Urrejtjes te Politikat Publike: Një Pasqyrë e Narrativave në Kosovë