A do të votonit nëse zgjedhjet mbahen të dielën tjetër?

01.12.2023

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, 83-84% të kosovarëve do të votonin, 13-14% nuk do të votonin dhe 3-4% nuk janë të vendosur. Burrat do të dilnin të votojnë në shkallë më të lartë sesa gratë. Nga çdo 100 burra, 85 nga ta do të votonin, krahasuar me vetëm 82 të grave. 16 gra do te rrinin ne shtëpi, 5 me shumë se burrat. Hendeku është zvogëluar nga vitet e mëparshme dhe nëse vazhdon me këtë ritëm, gratë do të votojnë në të njëjtin nivel me burrat për më pak se 10 vite. Qytetarët në zona rurale shfaqin gatishmëri më të lartë të votojnë, 3% më tepër sesa ata në zona qytete. Përfaqësimi mbase është më i ulët në zona urbane ku edhe raporti votues/përfaqësues është më i lartë që ndikon në interes më të ulët për të votuar. Partitë që do përqendrohen që të përfaqësojnë interest e grave dhe të votuesve urban kanë mundësi që të shënojnë rritje elektorale.

 Kjo infografikë është zhvilluar me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria civile për vlera të përbashkëta në Ballkanin Perëndimor” të zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD), Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme Norvegjeze (NMFA).

Të dhënat janë nxjerrë nga anketa e realizuar gjatë muajit qershor 2023, në gjithë Kosovën, me mostër reprezentative prej 1065 të anketuar/a, duke përfshirë gjitha komunitetet, në bashkëpunim me UBO Consulting.

Të tjerat

Pezullimi i vizave

Sa mendoni se janë komunat aktive në rrjetet sociale mbi përditësimin e informatave për qytetarët?