Rritja e transparencës, llogaridhënja, bashkërendimi i prioriteteve, informimi për tavanet buxhetore, informimi për investimet kapitale dhe avokimi për nevojat në komunitet janë disa nga përfitimet kryesore që ju si qytetar mund ti keni nëse merrni pjesë në dëgjime publike.

Dëgjimet publike janë të rregulluara me udhëzimin administrative (MPL) Nr. 03/2020 për Transparencë në Komuna dhe Ligjin nr. 03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale.

Çdo vit komuna mban së paku dy takime publike me qytetarët për çështje  të interest të përgjithshëm. Vendi data dhe koha kur do të mbahen takimet me qyteratë, shpallen në mediat elektronike dhe të shkruara, në tableën e shpalljeve dhe ndërtesën e komunës, në faqen zyrtare të Komunës si dhe në rrjetet sociale, dy javë para mbajtjes së takimit.

Kërkesat dhe rekomandimet e dhëna nga qytetarët gjatë takimeve evidentohen dhe publikohen në faqe zyrtare të komunës prenda 15 ditëve pas përfundit të takimeve publike.

Instituti D4D është duke implementuar një projekt që në fokus ka Komunën e Mitrovicës, gjithsesi këto informata janë të përgjithshme dhe ne u bëjmë thirrje qytetarëve që të jenë sa më aktiv në komunat e tyre dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për presence në këto takime.

Të tjerat

Si e vlerësoni gjashtë mujorin e parë të Qeverisë Kurti?

Kur mendoni se trupat e KFOR-it do të largohen nga Kosova?