• Shqip

Të rinjve mendohet si të ju fitohet vota, po jo për zgjidhje konkrete të problemeve të tyre

10.10.2017 Drinas Zeqiraj

Është java e fundit e fushatës së zgjedhjeve lokale, kandidatët për Kryetarë të Komunës së Prishtinës kanë shpeshtuar takimet, daljet publike, e sidomos premtimet. E ndonëse në programet e kandidatëve nuk është e përfshirë ndonjë seksion i veçantë e cila i dedikohet tërësisht të rinjve, frazën të cilën e thonë më së shpeshti të gjithë është “Prishtina është qytet i të rinjve. Të rinjët e të rejat në Prishtinë përbëjnë pjesën më të madhe të votuesve, ndërsa vota e tyre është synimi kryesor i kandidatëve për Kryetarë të Komunës së Prishtinës. Për rininë ky është aspekt shumë pozitiv, të paktën kandidatët po e dijnë që pesha e votës së rinisë do vendosë se cili prej tyre do qeverisë me Prishtinën edhe për 4 vite të tjera. Kandidatët fushat kryesore në të cilën duhet investuar kanë të bëjnë me përmirësimin e mirëqenies të rinjve. Investimet më të mëdhaja përsëri do jenë në ndërtimin e infrastrukturës: kthimi i Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në pronësi komunale në mënyrë që të bëhet rifunksionalizimi dhe rindërtimi i saj, renovimi i stadiumeve dhe përkrahja e klubeve të qytetit, ndërtimi i terreneve sportive në çdo pjesë të qytetit, krijimi i shtigjeve cikliste, ndërtimi i pishinës olimpike të notit dhe krijimi i ligës sportive të shkollave fillore dhe të mesme parashihet që të ndryshojnë gjendjen e sportit në qytetin e Prishtinës. Në vazhdën e shumë premtimeve të ngjajshme ndërtimi i teatrit të qytetit është ndër to, të gjithë kandidatet për Kryetarë të Prishtinës kanë paraparë ndërtimin e një teatri të qytetit, megjithëse asnjëri nga ta nuk ka përmendur një plan, një lokacion, datë apo diçka konkrete lidhur me këtë premtim.

Krijimi i objekteve të reja shkollore me anë të partneritetit publiko-privat është përfshirë ne programet e të gjithë kandidateve. Orientimi i të rinjve në degët profesionale në mënyrë që të rritet numri i tyre dhe të krijohet prospekti i punësimit për shumë të rinjë. Krijimi i qendrave për të rinjë në mënyrë që të ofrohen trajnime të ndryshme është synim i disa prej kandidatëve për Prishtinën. Kjo ndërlidhet me punësimin si problemi kryesor i të rinjve të Prishtinës. Ndonëse nuk është përgjegjësi direkte e nivelit lokal, prapëseprapë është premtuar rritja e vendeve të punës, krijimi i zonave te lira ekonomike dhe modeli i partneritetit me kompani të ndryshme veçanërisht në fushën e IT-së. Planet e punësimit arrijnë të premtojnë deri në 6 mijë vende të reja të punës, që duke analizuar planet konkrete është vështirë e realizueshme. Po për qudi, kërkesat më të thjeshta të të rinjve si bibliotekat e qytetit 24 orëshe fatkeqësisht asnjërit nga kandidatët për Kryetarë të Prishtinës nuk i është kujtuar të ofroje zgjidhje për këtë problem në programet e tyre. Poashtu, fenomeni i përdorimit të drogave shumë pak është përmendur, e kur është përmendur është bërë vetëm në cilësi të deklaratave me rastin e vizitave në organizata të kësaj fushe. Shumë pak kandidatë kanë dhënë e ide të qarta se ku dhe kur parashihet krijimi i këshillimorëve dhe patrullave të punëtorëve social, në menyrë që të ju qasen direkt parandalimit të përdorimit të drogave dhe këshillimit të tyre.
Fasadimi i objekteve është nevoje e kahmotshme e Prishtinës, përderisa kryeqytetet tjera në rajon në vitet e fundit kanë ndryshuar tërësisht strukturën e pamjes se tyre. Prishtinës përpos shesheve kryesore pak i ka ndryshuar pamja prandaj në mënyrë që të krijohet ideja e jetesës në një qytet të modernizuar e të freskuar. Fasadimi i objekteve publike dhe i lagjeve të veçanta është përfshirë në planet e shumicës se kandidatëve, por prap duke konsideruar gjithmonë mungesën atë të mungesës së fondeve mbetet të shihet se sa është e realizueshme.

Tek të rinjtë që votojnë për herë të parë ofertat e dhëna nga kandidatët për Kryetarë të Prishtinës shkakton rritje të entuziasmit. Ata që votojnë për herë të dytë i shihet rënia e entuziazmit për të votuar, kjo për shkak se ajo qfarë ofrohet nuk po servohet si produkt që i qaset kërkesave dhe nevojave direkte të tyre. Ajo çfarë kanë dëgjuar të rinjtë deri tani përpos “kungjave” drejtuar njëri – tjetrit, kanë qenë vija të përgjithshme të qëllimeve të tyre për 4 vitet e ardhshme. Është shqetësuese fakti se rrallëherë përmendën strategjitë, qasja e realizimit të planprogrameve, por përmendet vetëm hapi përfundimtar apo objektivi. Debatet e deritanishme, vështirë se kanë treguar plane të detajizuara e konkrete, sidomos për përmisimin e gjendjes, të cilat do e kishin veçuar njërin apo tjetrin kandidat nga cilësia e planprogrameve. Përkundrazi mungesa e specifikave konkrete, po krijon përshtypjen që kandidatët po “huazojnë” apo se i kanë te njëjtat planprograme mbi idetë për realizimin e qëllimeve të politikes së tyre. Prandaj nuk është e quditshme që secili përmend zgjidhjen e çështjes se pronësisë se Pallatit te Rinisë, krijimin e zyrës apo drejtorisë së inovacionit, që secili ofron punësimin e të rinjve përmes sektorit të IT-së, ndërtiminin e objekteve shkollore të reja, krijimin e një imazhi të ri për Prishtinën. Promovimi i fushatës politike dhe karizma e kandidateve duket se janë pasqyra e vetme ku te rinjtë e bazojnë votën e tyre, fatkeqësisht për shkak të ngjajshmërisë dhe mungesës se konkretizimit programet nuk shërbejnë si bazë orientuese se cili nga kandidat për Kryetar të Prishtines do udhëheq me ta për 4 vitet e ardhshme.

Kandidatët për Kryetarë të Prishtinës për dallim nga kandidatët e komunave tjera të Kosovës ndonëse janë më të përgatitur dhe në programet e tyre nuk kanë futur premtime enorme e të pazbatueshme, kjo nuk do të thotë që i janë qasur në tërësi problemeve të qytetarëve , e veçanërisht të të rinjve. Vlerësimi i programeve dhe mundësia e zgjidhjes së problemeve të rinjëve fatkeqësisht nuk mundet të bëhet në këtë fazë për shkak të programeve të shkruara në vija të përgjithshme, të rinjëve u mbetët për të shpresuar se pas zgjedhjes së Kryetarit të ri të Prishtinës problemet e tyre do të pakësoheshin.