• Shqip

Ngritjen e kapaciteteve tek të rinjtë e Suharekës – sa janë aktivë në proceset e avokimit?

13.02.2023 Drenusha Canolli

Të rinjtë e Kosovës kanë përshtypjen se vendi ku ata jetojn nuk u ofron mundësitë e nevojshme për të jetuar. Kjo anomani e të rinjve vërehet edhe tek të rinjtë e Komunës së Suharekës, të cilët sipas tyre qyteti i tyre nuk ju ofron edhe shumë mundësi për zhvillim.

Duke e ditur që kohërat ndryshojnë dhe se sistemi kërkon gjithmonë njerëz të rinjë me aftësi të reja si në komunikim ashtu edhe në menagjim, atëherë edhe këto ndryshime të reja në shoqëri dhe dinamika e zhvillimit aktual kërkojnë energjinë dhe vullnetin e të rinjve për tu integruar.

Prandaj të rinjtë duhet të jenë pjesmarrës në organizma të rëndësishëm të vendim marrjes në Kosovë, sepse të rinjtë duhet të besojnë në vlerat e tyre gjithashtu edhe të tjerët, duhet të besojnë në fuqin e të rinjve.

Andaj kapaciteti i të rinjve të Suharekës është shumë i madh derisa ata mund të shtyjnë sot vendimmarrësit që të fuqizojnë drejtorit e tyre komunale si dhe të krijojnë politika të qëndrueshme të cilat jo vetëm atyre por edhe brezave të ardhshëm përfaqësues do t’u mundësojnë që të punojnë të përqendruar në zhvillim dhe mirëqenie.

Mirëpo edhe edukimi i mirëfilltë dhe stimulimi i të rinjve të Suharekës të mbështetur në dije dhe në shumësinë e ideve, mund dhe duhet të jetë synim për të ardhmen, sepse të rinjtë janë të interesuar dhe angazhuar të kontribuojnë në shoqëri dhe në vendet ku ata jetojnë dhe të kenë një opsion me perspektivë afatgjate.

Pasiviteti i Komunës së Suharekës deri më tani nuk ka arritur që të arrij majat për të qitur në pah potencialin kreativ për punë, që posedon rinia e Suharekës, dhe të arrijë ndonjë projekte afatgjate. Pasi që rinia e këtij qyteti do të mund t’i jepte formën e duhur përbërjes kulturore dhe sociale Suharekës, e cila tani për tani, lë shumë për të dëshiruar.

Ndër shkaqet kryesore të mungesës së perspektivës jetike tek të rinjtë e Suharekës, mund të vecohen: Mungesa e pjesëmarrjes në procese të avokimit, mungesa e informimit rreth aktiviteteve që i organizon komuna, mungesa e hapësirave rekreative dhe aktiviteteve nëpër shkolla dhe gjimnaze, gjithashtu edhe cka vlen të ceket se vrehet edhe një mungesë e perspektivës ekonomike, pasiviteti politik dhe mungesa e integrimit dhe sensibilizimi organizativ, moral e social. Atribut në këtë kontrast social është edhe mungesa e horizontit politik.