• Shqip

Ngritja e kapaciteteve tek të rinjtë e Kamenicës – sa janë aktivë në proceset e avokimit?

02.03.2023 Drenusha Canolli

Komuna e Kamenicës në përgjithësi ka një rini të shëndoshë dhe mjaftë aktive. Nëpërmjet formave që të rinjtë zgjedhin si dhe aktivitetet, ata mundohen që të bëjnë të mundur dëgjimin e zërit të tyre si dhe adresimin e problemeve që i proekupojnë tek organet kompetente ndryshimbërëse.

Mirëpo si cdo komunë tjetër edhe Komuna e Kamenicës vuan nga dukuria e largimit të të rinjëve. E si shkaktar kryesor i kësaj janë mundësitë e pakta që ipen në këtë komunë dhe po ashtu hapësirat e kufizuara.

Sipas të dhënave Komuna e Kamenicës ka shtatë biblioteka publike me rreth 56.769 libra. Biblioteka kryesore ka 6.275 libra. Në Kamenicë janë 23 shkolla, nga të cilat 17 janë shkolla fillore dhe dy shkolla të mesme. Poashtu, janë dy shkolla të larta dhe tri çerdhe fëmijësh. Kamenica ka një radiostacion, i cili bën transmetimin e programeve në disa gjuhë, si dhe tri radiostacione që transmetojnë kryesisht muzikë. Qyteti ka gazetarët e vet që raportojnë rregullisht për të përditshmet.

Mirëpo duke e ditur këto benefite të cilati i posedon kjo komunë, të rinjtë e saj kanë munges të drejtave të të rinjve, mosinformimi i të rinjve në disa nga proceset vendimmarrëse, përfshirja e të rinjve si pjesë e partive politike dhe në angazhim politike, janë disa brengat e të rinjve të kësaj komune. Duke e ditur se Kamenica ka një rini të shëndoshë mirëpo nevoja për hapësira të reja dhe mundësi ku ata mund të tregohen kreativë dhe mund të jenë të angazhuar, ka shumë pak.

Prandaj jo vetëm që grupimi i të rinjve në forume të ndryshme rinore është i nevojshëm për organizimin dhe për përparimin e këtyre të rinjve të vendit, por është edhe imperativ kohore e domosdoshmëri konkrete.

Të rinjtë e Kamenicës kanë gatishmëri, vullnet dhe objektiv që t’i kombinojë traditat pozitive të rinisë me frymën përparimtare evropiane lidhur me transformimet shoqërore të komunës së tyre.

Por, ne duhet të besojmë po kështu hapësirat për veprim në një demokraci të konsoliduar janë të shumëfishta, prandaj duhet që të inkurajojnë që të rinjtë e vendit me kërkesat e tyre të shndërrohen në zë gjithnjë e më aktiv për konsolidimin e mëtejmë të kërkesave dhe aktiviteteve të tyre.

Kosova ka moshën më të re në Evropë dhe kjo është një mundësi, por edhe një sfidë për zhvillim andaj një arsye e madhe pse Komunat e gjithë Kosovës  dhe partitë politike të përpiqen t’i japin prioritet të rinjve është se vendi ynë ka mbi 50 për qind të popullsisë të rinj. Të rinjtë janë një potencial i madh dhe një burim njerëzor i mrekullueshëm për përmirësimin e jetës në Kosovë dhe për përparimin e vendit me ritme të shpejta.