• Shqip

Gjuha mizogjene ndaj grave në politikë

19.12.2023 Valbone Sadiku

Media ka një ndikim të madh në formimin e opinionit publik dhe ndërgjegjësimin shoqëror.

Konkurrenca, rritja e klikimeve online mbeten arsyet kyçe të kultivimit të kësaj dukurie të ndërtuara mbi frymën dominante të edukimit të gjinisë tjetër në mesin tonë.

Në fakt dhuna online dhe offline përveç që shkel të drejtat e grave ajo bënë që shumë nga to të distancohen nga jeta publike çka ndër të tjera mund të shkaktoj deficit demokratik.

Mediat sociale apo hapsira kibernetike në këtë dimension ato përveç lehtësive në vete vazhdojnë të paraqesin rrezik permanent për aq kohë sa ne nuk kemi edukuar veten, rrethin, shoqërinë civile, mbi të gjitha për aq kohë sa nuk do të ketë gra vendimarrëse që do të miratonin normativ si filtër të kësaj dukurie.

Megjithatë, shpeshherë ndeshemi me një sfidë të madhe: përdorimin e gjuhës së urrejtjes ndaj grave dhe vajzave në vendimmarrje. Ky fenomen ka pasoja të rënda në shoqërinë kosovare, e cila drejtpërdrejt prek gratë dhe vajzat duke nxitur ndarjen dhe diskriminimin, fenomen ky me të cilin gratë përballen çdo ditë.

Është e rëndësishme që pikërisht media të promovojë një gjuhë të respektuar dhe duke përfshirë në vend të saj forma të ndryshme me të cilat, motivohen dhe inkurajohen komunitete që sa më shumë të jenë pjesë e jetës institucionale qoftë ajo qëndrore dhe qoftë ajo lokale, duke qenë se pikërisht këto institucione marrin vendime ligjore të rëndësishme të cilat rregullojnë jetën e secilit qytetar të Republikës së Kosovës.

Sa të atakuara janë gratë në politikë me gjuhë të urrejtjes përdorimi i gjuhës mizogjene e cila përdoret edhe gjatë seancave në kuvende komunale e cila tipike është në gratë. Grave dhe vajzave asambleiste asnjëherë nuk u është promovuar puna të cilën e bëjnë si gra në vendimmarrje por si asambleiste kan qenë të atakuara edhe me lajme të rrejshme duke përdorur foton e pastaj shkrimi ka qenë krejt diçka tjetër. Ky diskriminim që ka atakuar gratë në politik duhet të ndryshohet qoftë edhe me ligj dhe strategji.

Në media, shpeshherë hasim shpërdorime të gjuhës së urrejtjes ndaj vajzave dhe grave. Këtu përfshihen fyerjet, stereotipet negative. Ky fenomen jo vetëm që ndikon në zvogëlimin e pjesëmarrjes në subjekte politike por vajzat dhe gratë më pastaj po paragjykohen edhe për forma tjera të cilat gjuha mizogjene po ndikon negativisht tek këto dhe po inicohet edhe gjuha e urrejtjes. Në shumicën e rasteve mediat lokale dhe ato qëndrore më shumë i kanë dhënë rëndësi dukjes pamjes veshjes së grave dhe vajzave në politik se sa punës së tyre në kuvende komunale.

Përdorimi i gjuhës së urrejtjes nuk duhet të bëhet ndaj asnjë gruaje, vajze në politik.

Respektimi në mënyrë të ndërgjegjshme është thelbësor për një shoqëri të qetë ku të gjithë janë të përfshirë. Duke qenë se media ka një ndikim të madhë në këto përceptime, ajo ndonjëherë pa ose me dashje kontribuon në promovimin e gjuhës së urrejtjes, duke filluar nga pasqyrimi i jetës, duke promovuar dhe mesazhe të urrejtjes, forcon stereotipet negative duke përdorur gjuhë diskriminuese ose duke transmetuar imazhe të përziera. Kjo mund të çojë në diskriminimin dhe përçarje të mëtejshme. Pasi media supozohet që të ketë rolin e informimit dhe edukimit ajo në të shumtën e rasteve mund të kontribuojë në edukimin e publikut.

Monitorimi dhe regjistrimi i rasteve: Mediat dhe institucionet shtetërore gjithmonë duhet të ndërtojnë sisteme për monitorimin dhe raportimin e përdorimit të gjuhës së urrejtjes në media.

Ndërtimi i kapaciteteve profesionale: Gazetarët dhe redaktorët duhet të trajtohen me programe të specializuara për ndërgjegjësimin mbi çështjet e diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes ndaj grave dhe vajzave në politik. Kjo do të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së informacionit dhe në shmangien e gjuhës së urrejtjes.

Një bashkëpunim ndërkombëtar për kundërshtimin e përdorimit të gjuhës së urrejtjes në media mund të jetë efektiv. Organizatat ndërkombëtare dhe autoritetet qeveritare duhet të bëjnë përpjekje të përbashkëta për të luftuar këtë fenomen global.

Sensibilizimi i publikut: Komunitetet  dhe organizatat joqeveritare duhet të jenë aktive në sensibilizimin e publikut në lidhje me pasojat e gjuhës së urrejtjes.

Përdorimi i gjuhës së urrejtjes në media është një sfidë që kërkon përgjigje urgjente.

Ky editorial është mbështetur nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë.