Me papunësinë që sillet rreth 30-35%, Kosova konsiderohet si një nga shtetet më të varfëra në Europë. Në këtë përqindje hyn edhe përqindja e lartë e papunësisë tek gratë, që për arsye të shumë faktorëve nuk kërkojnë punë. Përqindja e lartë e papunësisë tek gratë dhe koha e gjatë e kaluar si të papuna, në përgjithësi i atribuohet perceptimit se gratë kanë përgjegjësi ndaj familjes dhe punëve në shtëpi. Prej vitit 2010 gratë çdo vit e më pak janë aktive në tregun e punës. Në vitin 2010 rreth 25% të grave aktive kërkonin punë, ndërsa në vitin 2016 ajo shënoi rënje ne 12.5%, që është mjaftë alarmante. Gratë vazhdojnë që të mos marrin pjesën e trashigimisë dhe mos të kenë prona, duke kontribuar në varësinë e tyre financiare. Kjo mos-pavarësi e tyre për të realizuar të drejtat në shumë aspekte të jetës, reflekton pervec tjerash edhe në mos-aktivizimin e tyre në tregun e punës. Gjithashtu pushimi i lehonisë, shihet edhe si pengesë që një numër i lartë i grave, të mos pranohen në punë, për shkak te obligimeve të larta financiare nga ana e bizneseve.
Shoqëria kosovare është e ekspozuar ndaj patriarkalizmi dhe gjindet në rrënjët e shoqërisë ku shfaqet në disa forma të saj duke pamundësuar zhvillimin shoqëror dhe zhvillimin kulturor të saj. Gratë të cilat janë të papuna, dhe nuk kërkojnë punë shënon 82,6%. Ndër arsyet e shumta që gratë janë jo aktive është ajo që gratë duhet të përkujdesen për fëmijët dhe të moshuarit e familjes. Në një sondazh të realizuar tash vonë nga Instituti D4D, kur janë pyetur gratë nëse do duhet të punojnë apo të kujdesen për familjen mbi 53.2% zgjedhin që të kujdesen për familjen. Ka edhe shume faktorë tjerë që qojnë në këtë realitetit si fakti që në familje patriarkale atyre nuk ju ipet përparësi që të shkollohen nëse ekziston zgjdhja në mes saj dhe burrave të shtëpisë. Ekziston një shabllon kulturor që edhe nëse një grua është e shkolluar dhe përmbush kushtet e paracaktuara për të marrë atë punë, konsiderohet e pa aftë për të marrë atë pozitë pune, ose nuk përzgjedhet për shkak të mundësisë për të shfrytëzuar pushimin e lehonisë. Gratë në këtë cikël të patrairkalizmit vazhdojnë edhe vet të përjetësojnë disa prej stereotipive që shoqëria ka për to.
Tregu i punës në Kosovë nuk jep shumë mundësi punësimi dhe numri i vendeve të punës është mjaft i ulët. Duke mos pasur mundësi punësimi, kërkesa për punë e grave për ato pak pozita të cilat janë të hapura, është e ulët. Paragjykimi që nuk ka mundësi punësimi dhe faktet e papunësisë janë raportuar ndër faktorët tjerë kryesor për mos-aktivizimin grave në tregun e punës. 2/3 e fuqisë punëtore në Kosovë që është e papunë janë gra dhe kjo forcë e mos shfrytëzuara reflekton në zhvillimin ekonomik të vendit. Kjo shifër e lartë jo vetëm që është alarmuese por edhe një barrë për shoqërinë. Po ashtu deklaratat që gratë nuk janë të përgatitura profesionalisht nuk qëndron për shkak se 2/3 e grave e kanë të përfunduar shkollimin e mesëm gjatë viteve të 90-ta. Por për shkak të qëndrimit të gjatë jashtë proceseve të punësimit këto gra kanë nevojë për trajnime dhe edukim profesional për t’u punësuar. Por pa pasur një strategji të mirfilltë për 10 vitet e ardhshme se ku do fokusohet ekonomia e Kosovës, është e pamundshme të trajnohen dhe edukohen ky grup i personave që janë të papunë. Strategjitë të cilat do t’i hartoj Qeveria e Kosovës dhe ligjet që do të amandamentohen, do të mund të qojnë edhe në aktivizimi e grave. Anë tjetër shihet edhe ndërrmarësia si mënyrë e vetpunësimit por pa pasur kushte të mirëfillta për zhvillimin e atij biznesi, gratë nuk marrin iniciativë për krijimin e vendeve të reja të punës.
Diskriminimi në procesin e punësimit si një ndër faktorët e mos-aktivizimit të tyre në tregun e punës nuk është e shprehur në mënyrë të drejtpërdrejtë. Megjithatë tërthorazi kjo krijon parakushte në mos punësimin e tyre. Shumica e konkurseve në institucionet publike dhe atyre të kompanive private në fillim të hapjes së këtij konkursin përdorin gjuhë diskriminuese me bazë gjinore. Nëse kemi të bëjmë me një konkurs ku kërkohet një asistent/e administrative përdoren terma diskriminues si Asistente administrative që të jetë e bukur dhe efikase, duke përjetësuar stereotipet për rolin e grave, kjo automatikisht duke mos marrë parasysh aftësinë që gratë mund te kenë. Kjo vazhdon të shprehet se në pozitat më të larta apo menaxhuese kërkohen burrat dhe jo gratë, për shkak se ato nuk janë të gatshme të “tregojnë muskujt” për të arritur diçka. Ky diskriminim me bazë gjinore vazhdon dhe theksohet edhe në komisionet përzgjedhëse të individëve, ku komisionet zakonisht përbëhen nga burrat që zgjedhin burra për pozita të caktuara të punës. Praktikisht një grua e re i ka gjasat shumë më të ulëta të punësohen sesa një burrë. Për shkak se mundësia që ajo të mbetë shtatzënë dhe të merr pushimin e lehonisë konsiderohet si humbje e biznesit dhe se ajo grua duhet t’i paguhet një pjesë e pagës gjatë kohës së lehonisë. Ndodh që shumë shpesh grave të ju ofrohen kontrata më të shkurta mesatarisht maksimumi për një vit për të menjanuar mundësitë e pagesës së pushimit të lehonisë. Prandaj edhe Ligji i punës i cili është në ridraftim duhet të krijoj lehtësira për bizneset dhe po ashtu duhet të rikonsideroj mënyrën se si financohet pushimi i lehonisë.
Në Kosovë është e nevojshme një teori autonome feministe që t’i adresoj çështjet gjinore dhe mos-aktivizimin e grave në treg të punës. Detyrë parësore e kësaj teorie është që të nënkuptohet që të drejtat e grave janë të drejta të njeriut. Si e tillë kjo teori do të zgjidhte mentalitetin i cili qëndron në shoqërinë tonë. Duhet po ashtu të nënkuptohet që patriarkalizmi te mos jetë mbi ligjin. Në fund të fundit, pabarazia gjinore nuk është vetëm çështje e barazisë, por edhe faktori kryesor që e mban Kosovën të paarsimuar dhe të pazhvilluar, andaj aktivizimi i tyre në fuqinë punëtore është në interes të zhvillimit të shoqërisë.