
Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) ka mbajtur tri trjanime me stafin administrativ të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me qëllim fuqizimin e kapaciteteve të tyre pë zbatimin praktik të Manualit për funksionimin e Komisioneve Hetimore Parlamentare.
Trajnimet kanë qenë vazhdimësi e procesit të hartimit të manualit, i cili është zhvilluar në konsultim me stafin e Kuvendit dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Gjatë sesioneve, pjesëmarrësit janë njohur me strukturën dhe përmbajtjen e manualit, procedurat që duhet të ndiqen nga inicimi i një hetimi parlamentar deri te hartimi i raportit përfundimtar, si dhe me përgjegjësitë e administrates në mbështetjen e punës së Komisioneve Hetimore.
Përmes diskutiemve dhe shembujve praktikë, pjesëmarrësit trajtuan mënyrat e përdorimit të manualit në punën e përditshme, me theks të veçantë në zbatimin e njëtrajtshëm të procedurave, administrimin e dokumentacionit dhe ruajtjen e vazhdimësisë institucionale.
Këto trajnime synojnë që manuali të shërbejë sim jet praktik pune, duke kontribuar në organizimin më efikas, transparent dhe professional të punës së Komisioneve Hetimore Parlamentare.
Këto trajnime janë realizuar në kuadër të projektit “Mbështetja e Kuvendit të Kosovës në procedurat e komisioneve hetimore dhe në hartimin e legjislacionit”, me përkrahjen e Departamentit Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës (FDFA) dhe Fondacionit Friedrich Ebert (FES), Zyra në Prishtinë.







