Trajnim me të rinjtë e partive politike mbi luftimin e gjuhës së urrejtjes dhe trajtimit të dezinformatave në kohën digjitale

22.05.2023

Të rinjët e partive politike në trajnimin e organizuar në këtë fundjavë nga D4D me trajner Kreshnik Gashi dhe Visar Prebreza, kanë pasur mundësi të marrin njohuri të avancuara në qështjet të cilat prekin të drejtat e njeriut, luftimin e gjuhës së urrejtjes dhe trajtimit të dezinformatave në kohën digjitale.

Në ditën e parë të trajnimti të rinjët kanë marrë njohuritë mbi bazën ligjore e cila i rregullon të drejtat e njeriut në Kosovë përfshirë këtu obligimet e institucioneve për të trajtuar qështjet e diskriminimit etnik,gjionr,racor,fetar,ekonomik etj.

Në këtë fazë i është kushtuar vëmendje të veqanë ndikimit të dezinformatave në adresimin e qështjeve të cilat lidhen me diskriminimit.

Në ditën e dytë të trajnimit të pranishmit janë fokusuar në rritjen e kapaciteteve të tyre në identifikimin e gjuhës së urrejtjes dhe dezinformatave me theks zhvillimin e kapaciteteve të tyre për të reaguar në rastet kur dezinformatat dhe gjuha e urrejtjes është shpërfaqur në publik.

Dita e tretë e trajnimit ka vazhduar me trajtimin e bazës ligjore e cila garanton liritë dhe të drejtat e njeriut me fokus në Kushtetuta e Kosovës,Ligji kundër diskriminimit,Ligji për personat me aftësi të kufizuar, Ligji për arsimin, Ligji për qeverisjen lokale, Ligji për gjuhët, ku një theks i veqant I është kushtuar trajtimit penal të gjuhës së urrejtjes dhe qështjeve të rregullimit dhe vetrregullimit të mediave në trajtimin e gjuhës së urrejtjes.

Trajnimi ka paraparë edhe aktivitete në komunitet si vizita në zona të caktuara dhe një aktivitet të ligjërimit gjatë rrugëtimit me autobus.

Të gjithë të pranishmit përgjatë trajnimit i kanë testuar aftësitë e marra në realizimin e detyrave të punës nën mbikëqyrjen e trajnerëve.

Ky aktivtet është mbajtur me përkrahjen financiare të Bashkimit Europian në kuadër të projektit “Luftimi i Diskriminimit, Gjuhës së Urrejtijes dhe Dhunës në baza Gjinore”. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e ATRC, IKS dhe D4D dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.