Bashkëpunim mes D4D dhe mediave – Memorandumi i nënshkruar!

19.02.2026

D4D ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me përfaqësues të mediave, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt forcimit të integritetit të informacionit dhe avancimit të edukimit digjital në Kosovë. Ky memorandum është një zotim i përbashkët për të ndërtuar një mjedis mediatik më të përgjegjshëm, transparent dhe profesional.

Fokus i Memorandumit të bashkëpunimit:

• Promovimi i edukimit digjital dhe informimit të saktë

• Luftimi i dezinformimit dhe lajmeve të rreme

• Mbështetja e iniciativave të KPM për përmirësimin e cilësisë së informacionit në media

Falënderojmë partnerët mediatikë KPM që na u bashkuan në këtë rrugëtim drejt një shoqërie më të informuar dhe më të përgjegjshme.

Ky aktivitet është realizuar me mbështetjen e projektit “Mbështetje për shoqërinë civile në Kosovë”, financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe implementuar nga LuxDev -Luxembourg Development Cooperation Agency