Një hap i madh përpara për edukimin digjital

18.02.2026

Demokraci për Zhvillim (D4D) ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Drejtoria Komunale e Arsimit, Komuna e Prishtinës (DKA), duke mundësuar qasje në shkollat e mesme të larta për zbatimin e aktiviteteve të platformës Verifiko.info

Ky bashkëpunim synon të fuqizojë:

Mendimin kritik dhe edukimin medial te nxënësit,

Angazhim të mësimdhënësve dhe prindërve në përdorimin e platformës përmes punëtorive.

Falënderojmë Drejtorin e DKA-së, Samir Shahini, për gatishmërinë për partneritet dhe mbështetjen në avancimin e edukimit digjital dhe luftimin e dezinformimit te të rinjtë!

Ky aktivitet është realizuar me mbështetjen e projektit “Mbështetje për shoqërinë civile në Kosovë”, financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe implementuar nga LuxDev – Luxembourg Development Cooperation Agency