Trajnim mbi Qeverisjen e Mirë me Këshilltarët e Kuvendit Komunal

26.10.2024

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) po organizon një trajnim njëditor me Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Podujevës. Ky trajnim përqendrohet në parimet e qeverisjes së mirë dhe aplikueshmërinë e saj, duke u angazhuar për ndërtimin e një qeverisjeje më të fortë dhe përgjegjëse.

Trajnimi u organizua nga Instituti Demokraci për Zhvillim, në kuadër të projektit “Pjesëmarrja e qytetarëve për vendime më të mira”, mbështetur nga programi i Granteve të Vogla i projektit WeBER 3.0, i zbatuar në Kosovë nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Agjencia Austriake për Zhvillim. Përmbajtja e këtij eventi është përgjegjësi e vetme e zbatuesit të projektit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, Bashkimit Evropian apo Agjencisë Austriake për Zhvillim.