Trajnim mbi “Parimet e barazisë gjinore në Kosovë”

21.01.2020

Instituti D4D ka organizuar trajnimin tërë ditor me gratë anëtare të Kuvendeve të Komunave të Prishtinës, Prizrenit, Mitrovicës, Istogut dhe Kamenicës, me temën “Parimet e barazisë gjinore në Kosovë”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte të ofroj njohuri shtesë rreth Parimeve të Barazisë Gjinore në Kosovë; Standardeve Ndërkombëtare në Kosovë në lidhje me Barazinë Gjinore; Mundësive dhe trajtimit të barabartë sipas Ligjit për Barazi Gjinore; si dhe përfshirjen e perspektivës gjinore në dokumente publike.

Ky është trajnimi i dytë të cilin Instituti D4D është duke e organizuar në kuadër të projektit “Përtej barazisë numerike: Fuqizimi i grave anëtare të Kuvendeve të Komunave në Qeverisje Lokale”, ndërsa deri në fund të implementimit të tij do të organizoj edhe tre të tjerë.

Ky projekt mbështetet në kuadër të Programit Angazhimi për Barazi – E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe mbështetur nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC.