Trajnim mbi parandalimin e gjuhës së urrejtjes seksiste dhe raciste me gazetarë dhe redaktorë

14.07.2022

Instituti D4D, gjatë ditës së djeshme 13.07.2022, ka mbajtur trajnimin një ditorë mbi parandalimin e gjuhës së urrejtjes seksiste dhe raciste me gazetarë/e dhe redaktorë/e. Në këtë trajnim kanë marr pjesë gazetarë dhe redaktor të portaleve dhe mediumeve të ndryshme kosovare përfshirë dhe media lokale. 

Ligjërues në këtë trajnim kanë qenë, Dr. sc. Dren Gërguri, Ligjerues në Departamentin e Gazetarisë në Fakultetin Filologjik, që ka mbajtur pjesën e parë të trajnimit ku ka ligjeruar për etikën e gazetarisë me fokus parandalimin e gjuhës së urrejtjes dhe Prof. ass. Dr. Remzie Shahini – Hoxhaj, ligjeruese në Departamentin e Gazetarisë, e cila ka mbajtur pjesën e dytë të trajnimit ku është diskutuar për parandailimin e gjuhës seksiste dhe raiste në raportim. 

Përmes këtij trajnimi D4D kërkon të ngrisë njohuritë e gazetarëve/eve dhe redaktorëve/eve, mbi parandalimin e gjuhës së urrejtjes seksiste dhe raciste. Gjithashtu përmes këtij trajnimi të gazetarëve/eve dhe redaktorëve/eve të mediave për mospërdorimin e gjuhës seksiste dhe raciste, D4D synon që të kontribuojë tek qytetarët të janë më pak të ekspozuar ndaj një gjuhe të tillë ose më pak mundësi të janë subjekt i çështjeve të tilla.

Allen Meta, Menaxher i projekteve në Institutin D4D, ka treguar se është duke u punuar në monitorimin e portaleve dhe rrjeteve sociale se ku është duke mbizotruar gjuha e urrejtjes në cilat grupe të shoqërisë është më e hapur, qofshin ato grupe të grave, etnive të ndryshme, LGBTQ+ apo edhe persona me aftësi të kufizuar. Ai ka treguar se në kuadër të këtij projekti qëllimi i këtij trajnimi është që së bashku me gazetar, të punojnë në parandalimin e këtyre komenteve që bëhen ndaj personave publik në portale të ndryshme të mediave në Kosovë.

Ndërsa, Dren Gërguri, ligjerues në Fakultetin Filologjik, Departamentin e Gazetarisë, ka thënë se gazetaret duhet të jenë më të kujdesshem sesa personat tjerë, sepse ata vezhgojë e shkruajnë për persona publik. Gjatë ligjerimit në trajnim Gërguri ka potencuar se portalet e lajmeve shumicën e kohes postojne lajme irrelevante dhe te ekzagjeruara. Portalet përdorin informacione të parëndësishme në krahasim me ato që ka rëndësi. Ato duhet të kenë një fokus më të madh në çështjet më të mëdha që kanë të bëjnë me qytetarët dhe ato të postohen në media.

Kurse, Remzie Shahini Hoxhaj, po ashtu ligjeruese në Departamentin ka treguar për gjuhën që përdorin portalet dhe mediat ndaj grave deputete dhe politikane, gjithashtu edhe ilustrimit të lajmeve që ju bëhet atyre. Ajo ka treguar se në bashkëpunim me Komisionin e Pavarur për Media, kanë monitoruar zgjedhjet lokale në Kosovë dhe ka potencuar se gjatë këtij monitorimi 7 nga 8 debatet e monitoruara nuk kishin gra të ftuara në emision, sipas saj ky është një fenommen jo i mirë i mediave kosovare.

Në fund të trajnimit u diskutua që mediat në Kosovë duhet të kenë një vetkontroll dhe mos të publikojnë lajme të cilat kanë përmbajtje të çrregullimit të informacionit dhe lajme të atilla që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, seksite dhe raciste e që në shumë portaleve ky lloj i gjuhës është shumë prezent.

Ky aktivitet përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.