PERIUDHA PËR APLIKIM KA PËRFUNDUAR!
Projekti “Rritja e qasjes së grave në punësim” synon të adresojë jo‐aktivitetin e grave në tregun e punës në Kosovë dhe Shqipëri. Objektivi kryesor i projektit është rritja e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës përmes avokimit që synon zvogëlimin e diskriminimit gjinor, promovimin e punës së denjë dhe zbatimin e strategjive miqësore gjinore që përmirësojnë pjesëmarrjen e grave në tregun e punës.
Kohëzgjatja e propozuar: 2 muaj
Nivelet e financimit: Mbështetja e kërkuar financiare nuk duhet të tejkaloj shumën maksimale prej 1,650 euro. Shpenzimet administrative nuk duhet të kalojnë 5% të shumës së përgjithshme të granit.
DOKUMENTET QË DUHET TË DORËZOHEN
- Propozim i shkurtër i projektit, që përshkruan qëllimet dhe objektivat kryesore dhe rezultatet e tij përfundimtare;
- Propozim i buxhetit që do të përdoret në mënyrë efektive në përputhje me objektivat dhe objektivat/rezultatet e projektit.
- Dokumentet ligjore që sigurojnë regjistrimin e organizatës (në rastet e OJQ‐ve);
- Nëse është relevante, dëshmi e kompetencës dhe përvoja e mëparshme në aktivitetet relevant.
SI TË APLIKONI
Aplikacionet duhet të dorëzohen përmes emal-it në grants@d4d-ks.org.Data e fundit për aplikim është 28 shtator 2020.
Aplikantët të cilët kanë nevojë për informata shtesë në lidhje me thirrjen për propozim mund të dërgojnë email në info@d4d-ks.org.
Thirrjen e plotë dhe FORMËN PËR APLIKIM i gjeni më poshtë.