Takimin konsultativ për vendosjen e standardeve të vlerësimit të ligjshmërisë së akteve komunale

19.04.2018

Në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), ka mbajtur takimin konsultativ për të diskutuar avancimin e sistemit të monitorimit të komunave dhe vendosjen e standardeve të vlerësimit të ligjshmërisë së akteve komunale. Në takimin konsultative kanë marrë pjesë përfaqësues të komunave, shoqërisë civile dhe të departamenteve relevante të MAPL-së.

Ndonëse janë shënuar përmirësime në harmonizimin e statuteve dhe akteve të komunave me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, të dhënat tregojnë se komunat vazhdojnë përpjekjet për të rritur transparencën në vendimarrje dhe respektimin e bazës ligjore në miratimin e akteve komunale, sidomos të zbatimit të legjislacionit primar në kryerjen e përgjegjësive komunale. Procesi i kontrollit abstrakt të ligjshmërisë së akteve komunale duhet avancuar më tej për të mundësuar në këtë mënyrë edhe zbatimin e ligjeve dhe akteve nënligjore nga komunat. Oraganizatat e shoqërisë civile theksuan se ligjet primare kanë kundërthënie në mes vete, përfshirë edhe gabimet, të cilat duke evituar për të shmangur nivelin e paqartësisë dhe pasigurisë juridike. Raporti ofron edhe opsionet e preferuara si dhe kriteret të cilat janë marrë parasysh në vlerësimin e opsioneve të sugjeruara.

Takimi konsultativ është mbajtur në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit të nënshkruar në mes të Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe D4D-së për koncept dokumentin “Kontrolli i Ligjshmërisë së akteve komunale”.

“Ky grant është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).”