Takime mëngjesi me deputetë

01.09.2020

Më 01 shtator 2020 u mbajt takimi i radhës me deputeten e Kuvendit të Kosovës, kësaj radhe me Vlora Limani Hajnuni nga radhët e LDK-së.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për punën e kësaj legjislature të Kuvendit të Kosovës në bashkërendim me llogaridhënien ndaj qytetarëve. Ndër të tjera, qëllimi kryesor ishte diskutimi mbi obligimet e deputetëve në mënyrë që të jenë sa më të hapur ndaj qytetarëve si dhe takimet që deputetët mbajnë me qytetarët në mënyrë që të jenë sa më afër njohjes së kërkesave dhe nevojave të tyre.

Instituti D4D do të vazhdoj mbajtjen e takimeve të tilla dhe të ofroj rekomandime për të rritur efikasitetin dhe gjithëpërfshirjen që të përmirësohet ky mjedis.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Revitalizimi i parlamentit të Kosovës përmes trajtimit të pengesave kyçe”, me mbështetje nga Fondacioni Heinrich Böll (HBF).