Takim konstitutiv i Komisionit Ad-hoc për përmirësimin dhe forcimin e procesit zgjedhor

08.05.2019

Më datë 7 Maj 2019, është mbajtur takimi konstitutiv i Komisionit Ad-hoc për përmirësimin dhe forcimin e procesit zgjedhor, pas nënshkrimit të deklaratës për përmirësimin e procesit zgjedhor, i cili u nënshkrua më 11 Prill 2019 nga kryetarët e grupeve parlamentare.

Në këtë mbledhje u bë shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores së Punës së Komisionit, i Planit të Punës së Komisionit për 2019 si dhe Shqyrtimi i Termave të Referencave për Grupin Këshillëdhënës.

Komisioni Ad-hoc do të bashkëpunojë ngushtë me Grupin Këshillëdhënës i përbërë nga përfaqësues të subjekteve politike, organizata ndërkombëtare dhe organizata të shoqërisë civile ku pjesë e këtij grupi është edhe Instituti Demokraci për Zhvillim.

Instiuti D4D, mbetet i përkushtuar të kontribuojë në përmirësimin e procesit zgjedhor dhe për një reformë të mirëfilltë zgjedhore në Kosovë.