Shoqëria civile kërkon #DebatPernime mes kandidatëve për Kryeministër të Republikës së Kosovës.
Ka ardhë koha që kandidatët për Kryeministër nga partitë politike në Kosovë të ballafaqohen në debat të drejtëpërdrejtë me njëri tjetrin, në mënyrë që publikisht t’i prezantojnë ofertat e tyre politike dhe t’i sfidojnë ato të kundërkandidatëve.
Tani më është bërë e qartë se kësaj here zgjedhjet janë fokusuar në garën mes kandidatëve për Kryeministër, dhe kjo betejë do të jetë faktor përcaktues për rezultatin e zgjedhjeve. Për këtë arsye, personat që pretendojnë të qeverisin me vendin tonë katër vitet e ardhshme duhet të zhvishen nga petku mbrojtës që shpesh u ofrojnë mediat kur ata prezantojnë programet e tyre.
Ne kërkojmë #DebatPernime mes kandidatëve për Kryeministër, në mënyrë që plani i tyre qeverisës t’i ekspozohet syrit kritik të njëri tjetrit e edhe publikut kosovar. Ky debat, mbi të gjitha do të ndihmonte qytetarët e Kosovës për të kuptuar më drejtë ofertat qeverisëse të partive më të mëdha politike. Si i tillë, ky debat përbën kushtin minimal të domosdoshëm për zhvillimin e një procesi zgjedhor demokratik.
Andaj, u bëjmë thirrje të gjithë kandidatëve për Kryeministër nga secili subjekt politik që të debatojnë drejtpërdrejtë më njëri tjetrin lidhur me programet e tyre qeverisëse.
Ne kërkojmë që formati i debatit të përcjellë disa rregulla bazë, në mënyrë që të jetë sa më informativ por edhe i respektueshëm ndaj kandidatëve. Modeli më i është ai anglo-sakson – ngjashëm me debatet presidenciale në SHBA – me element kyç minutazhën e caktuar për përgjigjet dhe kundërpërgjigjet e secilit kandidat. Gjithashtu, përveç moderatores/it, hapsirë për pyetje duhet t’u ofrohet edhe shoqërisë civile dhe qytetarëve.
Në fund, kërkojmë që kandidatët për Kryeministër të Republikës së Kosovës të marrin pjesë në dy debate zgjedhore, dhe atë, një në fillim të fushatës dhe një në fund. Kjo, për t’i dhënë kështu për herë të parë një shembull shoqërisë kosovare dhe bashkësisë ndërkombëtare, se kandidatët duan t’i sfidojnë programet e njëri-tjetrit në mënyrë serioze, në favor të interesit publik dhe vendimit qytetarë të shprehur përmes votes së datës 8 qershor.
Për #DebatPernime:
Insituti për Studime të Avancuara (GAP)
Besa Shahini
Instituti D4D
DOKUFEST
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)
Naim Rashiti
Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ)
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP)
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS)
Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të politikave (KIPRED)
Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC)
Instituti RIINVEST
LëvizjaFol
Ferdinand Nikolla
Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID)
Community Building Mitrovica (CBM)
Green Art Center – Prishtina (GAC)
Klubi Avokues per Personat me Aftesi te Kufizuar (KAPAK)
Youth Association for Human Rights (YIHR)
HandiKOS
Qendra per Kurajo Politike (CPC)
Asociacioni per Shoqeri Civile ne Mitrovice
OJQ Gjeomjedisi
Rifat Marmullaku
Nisma për Aktivizim (NA)
Change
MeDoreNeZemer (MDNZ)
Instituti per Kriminologji dhe Kriminalistikë (IKK)
Udruženje Bošnjaka “Oaza”
Bošnja?ka Kulturna Zajednica na Kosovu
Community Business Development Centre (CBDC)
Adem Gashi
Healthcare Professionals for Peace And Social Responsibility
KONSUMATORI
ATTA
Fondacioni Legatum
Leo’s Art Organisation