• Shqip

Sesion informues me anëtarët dhe anëtaret e Kuvendit Komunal të Gjilanit

25.04.2023

Sesioni informues mbi qeverisjen e mirë, këtë radhë është organizuar në Komunën e Gjilan, me anëtarët dhe anteret si dhe të rinjtë e forumeve rinore nga Gjilani. Në këtë sesion informues është biseduar edhe për prezencen e vogël të qytetarëve në dëgjime publike, e cila mund të jetë njëra nga çështjet kyqe që ballafaqohen komunat ndër vite. Gjitashtu patën mundësi të marrin informatat mbi praktikat e qeverisjes së mirë, si dhe mundësinë e përdorimit të platformës qeverismire.info, e cila mund t’iu lehtësoj punën gjatë sesioneve në asamblenë komunale.

Platforma “Qeveris mirë” është prodhuar si një nevojë në Kosovë për të sjellë vendimmarrësit lokal më pranë qytetarëve. Duke marrë parasysh se në Kosovë ka zyrtarë publikë të cilët kanë vështirësi për të kuptuar qeverisjen e mirë kur ushtrojnë detyrat e tyre të përditshme dhe standardet që duhet t’i përmbahen gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare. Kjo platformë është e dobishme në plotësimin e hendekut të njohurive të zyrtarëve komunal, duke ndihmuar përfaqësuesit publik dhe qytetarët, pasi të dyja palët do të jenë vazhdimisht në gjendje të verifikojnë funksionimin korrekt të procedurave dhe marrëdhënieve në institucionet publike.

Ky sesion informues është realizuar me mbështetjen financiare të National Endowment for Democracy