Sesion informues mbi qeverisjen e mirë në Komunën e Lipjanit

06.05.2022

Sesioni informues mbi qeverisjen e mirë, këtë radhë është organizuar në Komunën e Lipjanit, me asambleistët/et e kësaj komune. Në këtë sesion informues anëtarët/et e kuvendit komunal të Lipjanit, patën mundësi të marrin informatat mbi praktikat e qeverisjes së mirë, si dhe mundësinë e përdorimit të platformës qeverismire.info, e cila mund t’iu lehtësoj punën gjatë sesioneve në asamblenë komunale.

Platforma “Qeveris mirë” është prodhuar si një nevojë në Kosovë për të sjellë vendimmarrësit lokal më pranë qytetarëve. Duke marrë parasysh se në Kosovë ka zyrtarë publikë të cilët kanë vështirësi për të kuptuar qeverisjen e mirë kur ushtrojnë detyrat e tyre të përditshme dhe standardet që duhet t’i përmbahen gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare. Kjo platformë është e dobishme në plotësimin e hendekut të njohurive të zyrtarëve komunal, duke ndihmuar përfaqësuesit publik dhe qytetarët, pasi të dyja palët do të jenë vazhdimisht në gjendje të verifikojnë funksionimin korrekt të procedurave dhe marrëdhënieve në institucionet publike.

Ky aktivitet përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut