Roli i Asambleistëve dhe Qeverisja e mirë Komunale në Drenas

19.06.2023

Instituti D4D ka mbajtur gjatë javës së kaluar Diskutimin Agora me temë: Roli i asambleistëve dhe qeverisja e mire komunale në Komunën e Drenasit.

Së bashku me asambleistët, Hamit Haxhiu, asambleistë nga Demokratët për Drenasin, Florentina Elezi Veliu, nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbër Halilaj nga Green për Drenasin dhe Albulena Saliuku nga Partia Demokratike e Kosovës, derisa moderimi është bërë nga Avdyl Gashi, drejtor ekzekutiv i Qendrës Rinore Drenas.

Gjatë këtij diskutimi nga asambleistët, u theksua se pjesëmarrja e qytetarëve në dëgjime publike është e vogël, për shkak se marrja e komunikimit dhe informimit për dëgjimet publike është shumë e vogël. Gjithashtu ata kanë theksuar se për t’i mbajtur qytetarët sa më afër duhet t’i përmbushim kërkesat e tyre.

Ky aktivitet përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.