Fokus Grupi me Gjimnazin “Sami Frashëri”

27.05.2025

Si duhet të duket një platformë e edukimit medial që të tërheqë vëmendjen e nxënësve të shkollave të mesme?

Çfarë përmbajtje konsiderojnë ata të rëndësishme dhe atraktive?

Këto ishin disa nga pyetjet kryesore të diskutimit në fokus grupin e organizuar nga Demokraci për Zhvillim (D4D) me të rinj nga shkollat e mesme.
Gjatë diskutimit, pjesëmarrësit ndanë mendimet e tyre mbi mënyrën se si konsumojnë informacionin, çfarë i bën ata të klikojnë mbi një lajm, dhe si do të dëshironin të përfaqësohen në hapësirën mediatike.
Nga rëndësia e verifikimit të fakteve, te format kreative të përmbajtjes si video të shkurtra, infografika dhe storie interaktive – të rinjtë treguan qartë se kanë ide të freskëta dhe kërkesa specifike për mediat që duan të ndjekin.
Ky focus grup është realizuar me mbështetjen e projektit “Mbështetje për Shoqërinë Civile në Kosovë”, financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe implementuar nga LuxDev, Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor.