• Shqip

Rini aktive për zhvillim të qëndrueshëm

26.04.2022

Mbahet konferenca përmbyllëse e projektit ‘Rini aktive për zhvillim të qëndrueshëm’ ku u prezantuan disa nga të gjeturat e hulumtimit si dhe panel diskutimi ka qenë  Kreshnik Xharra, Drejtoria për Rini, MKRS, Taulnat Osmani, Departamenti për Punë dhe Punësim si dhe Rina Kadiri, Menaxhere e Programit në YIHR. Ndërsa një fjalë hyrëse ka mbajtur Daulina Osmani, zëvendësministrja në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit.

Nga hulumtimi i fundit në matje të opinionit publik, faktorët që ndikojnë më së larti janë lidhjet familjare 75%, dhe 50% përkatësia partiake. Gjysma e qytetarëve të anketuar kanë deklaruar se kanë pasur përkeqësim të gjendjes ekonomike si pasojë e pandemisë, e 12.5% kanë pasur përkeqësim të dukshëm. Mbështetja e të rinjve duhet të jenë në përputhje me nevojat dhe interesat e tyre dhe në masat që ofrojnë mundësi për të gjetur punë.

Mbështetja e të rinjve duhet të jenë në përputhje me nevojat dhe interesat e tyre dhe në masat që ofrojnë mundësi për të gjetur punë. Ne si D4D mirëpresin programe aktive të tregut të punës që u synojnë të rinjtë në Kosovë.

Çdo institucion publik ndikon në jetën e gjeneratave të tashme dhe gjeneratave të reja. Pikërisht për shkak të përgjegjësisë që bie në secilin institucion. Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit ka për fokus trajnimin për të rinjë, punën vullnetare, artin dhe sporti, pjesëmarrja në vendimmarrje  dhe ndërkombëtare, është shprehur zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani.

Drejtoria për Kulturë pranë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit është në fund të strategjisë 2019-2023 dhe ka filluar të identifikohen sfidat që i presin. Deri tash është prodhurar një draft raport, që ka të bëjnë me nevojat dhe sfidat e te rinjve. Sfidat kryesorë në Kosovë sipas regjistrimit të fundit të popullsisë në vitin 2011, 53 për qind është nën moshën 25 vjeçare, është shprehur Kreshnik Xharra, nga ky departament.

Ndërsa Rina Kadiri, menaxhere e Programit “YIHR”, ka thënë se papunësia e të rinjve është 49 për qind. Ndër shkaktarët e kësaj papunësie tha se është sistemi i arsimit, nepotizmi, korrupsioni e shumë dukuri tjera. Diçka që nuk po ndodh vazhdimisht ka shqetësime e pakënaqësi prej anës së tyre, papunësia e të rinjve është 49 për qind dhe besojmë se problemet fillojnë nga sistemi i arsimit, nepotizmi, korrupsioni. Për këto arsye rinia kosovare është e dekurajuar prej situatës.

Kurse, Taulant Selmani nga Departamenti i Punës dhe Punësimit, ka treguar se trajnimet që i ofrojnë si institucion janë të dalura nga moda dhe trajnime që janë jashtë kërkesave të tregut të punës. Janë  tetë qendra si agjenci e punësimit të Republikës së Kosovës. Sa i përket sfidave të punësimit edhe të komuniteteve tjera edhe të grave, është luftuar që gratë të kenë trajntim të barabartë. Vitin e kaluar ne e kemi fut një komponent të veçantë pikërisht për punësimin e grave. Plani i punës për punësimin e të rinjve është plan që plotësohet e bëhen ndryshime çdo dy vite.