Raporti vjetor – Luftimi i gjuhës së urrejtjes seksiste dhe raciste

22.12.2022

Është mbajtur konferenca lansuese e Raportit Vjetor: “Luftimi i gjuhës së urrejtjes seksiste dhe raciste”, ku janë prezantuar të gjeturat kryesore nga monitorimi i portaleve dhe rrjeteve sociale ndaj grupeve të margjinalizuara të shoqërisë me fokus gratë, komuniteti LGBTI+, minoritetet etnike dhe personat me aftësi të kufizuara, dhe shpërndarjes së tyre në rrjete sociale.

Rezarta Delibashzade Krasniqi, Drejtore Ekzekutive në Institutin D4D, ka treguar se për gjatë një viti sa është bërë monitorimi i 20,585 artikuj, prej të cilave janë analizuar 3461 lajme nga mediat. Nga ky raport janë dal gjithashtu edhe rrekomandime për politikanë që synojnë luftimin e gjuhës se urrejtjes në platforma mediatike, ndër rekomandimet kryesore janë zhvillimi i një Kodi të Praktikës së Kosovës në përputhje me standardet e BE-së që gjendet në Kodin e Përforcuar të Praktikës për Dezinformim (KPPD) më 2022 dhe Shoqëria civile dhe organizatat e mediale duhet të krijojnë dialog të qëndrueshëm dhe formal, me synim për të mbështetjen zhvillimin e legjislacionit gjithëpërfshirës për dezinformim dhe lajme të rreme.

Ndërsa Edona Krasniqi, Drejtore e Departamentit për Grantdhënje është shprehur se zakonisht në media, po ashtu edhe në rrjete sociale është parë që deri tani dhe gjuha që përdoret për të përshkruar brengat e grupe të ndryshme, si të komunitetiti LGBTI, personave me aftësi të kufizuar dhe grave kanë edhe një ndikim të madh edhe tek opinoni publik. Me c’rast edhe në raportin e relaizuar do të shihen shembujt dhe komente nuk kanë lënë shumë për të dëshiruar.

Allen Meta, Menaxher i Projektit ka thënë se njëri nga rekomandimet dhe pika kyqe që ne jemi duke synuar si tek institucionet dhe tek akterët kyq është që të bjëmë një fushatë mbi edukimin medial. Ky rekomandim ka dal edhe nga takimet që i kemi zhvilluar edhe gjatë takimeve me gazetar dhe redaktor.

Kurse, Niman Hajdari, zëvendës Avokat i Popullit ka thënë se cka është e rëndësishmë është edukimi për të drejtat e njeriut sepse është domosdoshmëri për një shoqëri demokratike. E ky edukim duhet të ndodh si në shkolla, si në universitet sepse duke mos pasur një edukim kemi raste të tilla ku atakohen grupe të ndryshme shoqërore. Mirëpo duhet të dijmë që liria e shprehjes është apsolute mirëpo ajo mbaron aty ku e atakon tjetrin.

Ndërsa Marigona Shabiu, nga YIHR, kur është atakuar komuniteti LGBTI nuk kemi pas fare pak reagim dhe mbështetje publike, as nga aspekti politik, as nga kryeministri. Kemi gjuhën e urrejtjes edhe ndaj javës së krenarisë ku numri i ofendimeve që i bëhen këtyre komuniteteve eshte shume i madh, poashtu edhe komunitetve tjera që jetojnë në Kosovë nuk merren parasysh. Mirëpo ne si shoqëri civile duhet të jemi më vigjilent pa marr parasysh që institucionet duhet të bëjnë punën e tyre.

Bajram Ilazi, nga Voice of Roma, Ashkali dhe Egjiptian, pjesëtarët e komuniteteve romë ashkali dhe egjiptian nuk ndërveprojnë me komunitetin shqiptar, andaj kjo na len të nënkuptojmë që ata paragjykohen. Dhe disa nga portalet kosovare nxisin edhe gjuhë të urrejtjes duke përdorur terma ofenduese. Ne e kemi edhe ligjin kundër diskriminimit por nuk respektohet gjithashtu e kemi edhe Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës të cilët nuk merren as shumë me këtë gjuhë që përdoret nga mediat dhe ne si VORAE vlerësojmë se duhet të punohet më shumë me media si dhe në aspektin e edukimit dhe teksteve shkollore.

Ky aktivitet përkrahet nga program i Fondacionit Kosovar pë Shoqëri Civile (KCSF) ‘Eja Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.