
Sot u përmbyll me sukses punëtoria tre-ditore mbi ndërmarrësinë. Pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen më thellë me analizën e tregut të biznesit ndër vite në Kosovë, zhvillimin e start-up-eve dhe ndikimin e Inteligjencës Artificiale në tregun e biznesit.
Diskutimet u fokusuan gjithashtu në rolin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) në ndërmarrësi, si dhe në rëndësinë e Qendrës së Inovacionit në Kosovë si hapësir që mbështesin idetë dhe zhvillimin e bizneseve të reja.
Kjo punëtori u shërbeu të rinjve si një platformë për të fituar njohuri praktike dhe si pasqyrë me informata për drejtimin që po merr tregu i biznesit në Kosovë.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Innovate4Impact: Equipping Youth with Skills & Innovation for Market Access”, pjesë e projektit BOOST Balkans, i financuar nga ALDA – European Association for Local Democracy dhe AFD – Agence Française de Développement.



