Punëtoria tre-ditore mbi ndërmarrësinë me të rinj dhe të reja

28.03.2026

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) ka nisur punëtorinë tre-ditore mbi ndërmarrësinë me të rinj dhe të reja nga komuna të ndryshme të Kosovës. Ky trajnim synon t’i fuqizojë pjesëmarrësit me aftësi ndërmarrëse, duke rritur vetëbesimin dhe mundësitë e tyre për qasje më të lehtë në tregun e punës.

Gjatë ditës së parë, pjesëmarrësit/et u angazhuan në aktivitete të ndryshme “ice-breaking” , duke krijuar hapësirë për njohje, bashkëpunim dhe rrjetëzim mes tyre.

Përmes këtyre aktiviteteve, ata patën gjithashtu mundësi të diskutojnë për tema të ndryshme që lidhen me fushën e biznesit dhe ndërmarrësisë.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Innovate4Impact: Equipping Youth with Skills & Innovation for Market Access”, pjesë e projektit BOOST Balkans, i financuar nga ALDA – European Association for Local Democracy dhe AFD – Agence Française de Développement.