Punëtoria për azhurnimin për zgjidhjen e kontesteve zgjedhore

05.10.2018

Disa konteste zgjedhore mund të jenë shumë të vështira për tu zgjidhur dhe kërkojnë njohuri të thella teknike si dhe ekspertizë të operacioneve zgjedhore. Të kuptuarit se si shpaloset procesi zgjedhor si dhe kompleksiteti i këtyre operacioneve zgjedhore është çelësi për zgjidhje të drejtë dhe efektive te rasteve të lidhura me proceset zgjedhore.

Me 5 tetor, D4D është duke mbajtur takimin e punës me përfaqësues/e të Gjyqësorit, Policisë së Kosovës, të Prokurorisë, të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Komisionit Qendror Zgjedhore, të shoqërisë civile, për të azhurnuar manualin, që adreson shumë çështje të lidhura me konteste zgjedhore. Ky dokument synon të shërbejë si një mjet për autoritetet e drejtësisë të cilët merren me çështje të tilla në baza ditore, për të kuptuar disa paqartësi të procesit zgjedhor si dhe për të përmirësuar koordinimin.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Avancimi i proceseve demokratike”, i cili zbatohet nga Demokraci për zhvillim (D4D), me përkrahje nga Departamenti Federal i Punëve të Jashtme të Zvicrës, dhe Ambasada Zvicerane në Prishtinë.