Përgatitja e udhëzuesit për proceset zgjedhore

03.04.2019

Me 2 prill 2019, Instituti Demokraci për zhvillim (D4D), ka organizuar takimin e radhës të grupit punues me përfaqësues të institucioneve për administrimin e zgjedhjeve dhe të sistemit të drejtësisë, të përfshirë në mënyrë direkte në ciklin e procesit zgjedhor. Qëllimi i këtij takimi ishte shqyrtimi i një drafti fillestar të udhëzuesit për zgjedhjet dhe shqyrtimin e lëndëve zgjedhore.

Institucionet si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Këshilli Gjyqësor, Policia e Kosovës dhe Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa janë nënshkrues të një memorandumi të bashkëpunimit për proceset zgjedhore që nga shkurti 2016. Ndërkaq, hartimi i një udhëzuesi për zgjedhjet dhe shqyrtimin e lëndëve zgjedhore synon të lehtësojë punën e përbashkët të këtyre institucioneve me qëllim të avancimit në ruajtjes e integritetit të proceseve zgjedhore.

Grupi punues do të vazhdojë punën në finalizimin e dokumentit edhe në ditët në vazhdim.

Ky aktivitet mbështetet nga Departmenti Federal për Punë të Jashtme të Zvicrës.