Mitrovicë | Fuqizimi i mësimdhënësve përmes edukimit media

06.02.2026

Me kënaqësi filluam javën me mësimdhënësit e shkollave të mesme profesionale SHML Teknike “Arkitekt Sinani” dhe SHML “Hasan Prishtina” në Mitrovicë.

D4D prezantoi platformën Verifiko, duke treguar se si ajo mund të përdoret gjatë orëve mësimore si një mjet praktik dhe interaktiv që plotëson librat shkollorë dhe ndihmon nxënësit të zhvillojnë mendim kritik.

Sesioni u shoqërua me diskutime të frytshme, ku mësimdhënësit ndanë përvojat dhe idetë e tyre mbi rëndësinë e edukimit medial në shkolla, si dhe rolin që mjetet digjitale mund të luajnë në fuqizimin e nxënësve dhe mësuesve.

Ky aktivitet u mundësua me mbështetjen e projektit “Mbështetje për shoqërinë civile në Kosovë”, financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe implementuar nga LuxDev, Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor.