Lansimi i raporteve monitoruese per muajin Korrik dhe Gusht 2023

23.11.2023

Instituti D4D ka lansuar me datë 24 Tetor 2023 dy raporte monitoruese mbi çrregullimet e informacionit në mediat online dhe sociale gjatë muajve korrik dhe gusht, si pjesë e konferencës ku ishin të ftuar panelistë nga fusha e medias dhe shoqërisë civile.

Pas prezentimit të të gjeturave gjatë muajve korrik dhe gusht, u zhvillua edhe një diskutim ku u komentuan narrativat të cilat kanë mbizotëruar për gjatë këtyre dy muajve. Ndër temat me theks te veçantë ne diskutim ishte shqetësimi se nuk po punohet sa duhet në fushën e edukimit medial, është e rëndësishme të bëhet diferenca e lajmeve të drejta dhe atyre me çrregullim të informacionit.

Gjithashtu gjuha e urrejtjes dhe mizogjene ndaj grave në politikë, duhet luftuar duke iu dhënë hapësirë të barabartë sa burrave në diskutime dhe debate televizive.