Konferencë në Beograd për lansim të punimit “Konektivitet për zhvillim: Rruga drejt zhvillimit ekonomik”

07.11.2018

Më 7 Nëntor 2018, Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), në një konferencë të organizuar në Beograd lansoi raportin rajonal “Konektivitet për zhvillim: Rruga drejt zhvillimit ekonomik” i cili analizon projektet infrastrukturore në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi. Raporti është publikuar në bashkëpunim me Transconflict nga Serbia, dhe  Lëvizjen Evropiane në Shqipëri në kuadër të programit Think and Link përkrahur nga Fondi Evropian për Ballkanin (European Fund for the Balkans).

Procesi i Berlinit, si si një prej iniciativave më ambicioze lidhur me zgjërimin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perendimor, në vete mbartë axhendën e konektivitetit, e cila luan rol të rëndësishëm në ndërlidhjen brenda rajonit. Axhenda e Konektivitetit është e përqëndruar rreth ndërtimit të infrastrukturës së transportit dhe energjisë, ku si rrjedhojë përfitues janë qytetarët e 6 vendeve të Ballkanit Perendimor.

Punimi paraqet rekomandime në nivel politikash që do të mundësonin një zbatim më efikas të axhendës së konektivitetit si nivel individual të shteteve, po ashtu edhe në atë rajonal. Rekomandimet kryesore janë mbledhja, ruajtja dhe publikimi i të dhënave statistikore në përputhje me standardet evropiane; zbatimi efikas i masave të buta të axhendës së konektivitetit; veprime të koordinuara për projektet e përbashkta infrastrukturore; publikimi i informatave të përditësuara që rrisin transparencën; zgjidhja e problemeve dypalëshe përmes avokimit nga qeveritë; përfshirja e përfituesve në fazat e hershme, dhe rishikimi i procedurave në bazë të kapaciteteve dhe nevojave të shteteve përfituese.

Në këtë konferencë u diskutuan projektet momentale të cilat janë duke ndodhur në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi. Theks të veçant u vë në pjesën e sfidave që po hasin këto shtete me realizimin e projekteve. U potencua se problemet politike mes vendeve ne Ballkanin Perendimor, ndikojnë në mos krijimin e një tregu të përbashkët