Konferencë me të gjitha Institucionet nënshkruese të Memorandumit të Bashkëpunimit për Procesin Zgjedhor

19.10.2021

Sot më datë 15 tetor 2021, Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) në bashkëpunim me Komisionin Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), mbajti konferencën “Bashkëpunimi ndërinstitucional për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”.

Ushtrimi i se drejtës të votës, është e garantuar me Kushtetutë, e si e tillë është personale, e lirë dhe e fshehtë, andaj mbrojtja e kësaj është esenciale gjatë procesit, andaj si çdo palë zgjedhje paraprake, Institucionet nënshkruese të memorandumit të bashkëpunimit për Procesin Zgjedhor, mbajnë këtë konference për qëllim të informimit të publikut në lidhje me përgatitjet për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor ku fryma e bashkëpunimit ndërinstitucional është e domosdoshme për t’i shërbyer zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Në këtë konferencë u theksua gjithashtu se marrë parasysh edhe aktualitetin me pandeminë Covid-19, është shumë e rëndësishme edhe informimi me kohë rreth masave, koordinimit dhe bashkëpunimit para mbajtjes së zgjedhjeve me datën 17 tetor 2021.

Pjesë e panelit në këtë konferencë ishin përfaqësuesit e institucionaleve: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Prokurori i Shtetit (PSh), Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), Policia e Kosovës (PK), Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) dhe Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), ku të gjitha këto institucione treguan përgatitjet që i kanë bërë para fillimit të procesit të votimit.