Konferencë lansuese e dy punimeve mbi çrregullimin e informacionit dhe ndikimit tek qytetarët

27.10.2022

Në kuadër të projektit “Luftimi i dezinformimit dhe rikthimi i besimit të qytetarëve në media”, është mbajtur konferenca me temën: Informacioni i çrregullt: Ndikimi i tij tek informimi i qytetarëve, organizuar nga Demokraci për Zhvillim (D4D), me mbështetjen e NDI-së dhe USAID në Kosovë.

Në këtë tyrezë u lansuan dy punime: “Raporti monitorues i lajmeve me çrregullim të informacionit – Çfarë ndikimi patën portalet dhe rrjetet sociale nga muaji korrik deri në shtator” dhe “Ndikimi i ngjarjeve në Evropë dhe çrregullimet e informacioneve tek lajmet në Kosovë”.

Rezarta Krasniqi, Drejtore Ekzekutive e Institutit D4D, ka treguar se tashmë për një vit rradhazi, Instituti D4D ka bërë monitorimin e portaleve online dhe rrjeteve sociale në Kosovë, dhe ka hartuar raporte, infografika, sallone të së martës, për të ngritur dhe alarmuar qytetarët në lidhje me informatat jo të drejta që iu ekspozohen. Gjithashtu ajo ka bërë të ditur se për të pasqyruar gjithë këtë periudhë më së miri vërehet përmes aktiviteteve janë realizuar dhe janë 6 raporte, 28 infografika, 3 konferenca, paraqitje mediale, pjesëmarrje në konferenca lokale dhe ndërkombëtare për të ndarë eksperiencën tonë, si dhe së fundmi vendosja e ‘ Muri i Turpit’ që pasqyron dhunën që ushtrohet ndaj grave në politikë në internet.

Ndërsa, Ambasadorja Nancy Soderberg, Drejtore e lartë Rezidente në NDI Kosovë, është shprehur shumë e kënaqur me punën që është bërë nga Instituti D4D, ku ndër tjera ka theksuar se në NDI besojmë që përveç se nëse qytetarët kanë informata të sakta demokracia nuk funksionon… Prandaj, kemi shumë punë për të bërë. Ajo çka jemi përpjekur të bëjmë është ta ngrisim vetëdijen në krejt Kosovën. E kemi bërë edhe në Ballkan edhe e bëjmë në krejt botën.

Kurse Drenusha Canolli, Koordinatore e Projekteve ka treguar se ky raport përfshin monitorimin e portaleve online dhe rrjeteve sociale përgjatë periudhës 1 korrik deri më 30 shtator ku gjatë këtij monitorimi të lajmeve për këta tre muaj janë analizuar gjithsej 5,144 lajme prej të cilave thuhet se 99 prej tyre kanë përmbajtur çrregullim të informacionit në mostrën në gjuhën shqipe.

Raporti i plotë i  monitorimit të mediave online dhe rrjeteve sociale do të publikohet së shpejti, ku do të përfshihen edhe rekomandimet e dala nga diskutimi.