Konferenca Rajonale “Gratë e Fuqizuara-Fuqizojnë Gratë”

15.05.2024

Me 14 maj u mbajt konferenca rajonale “Gratë e Fuqizuara – Fuqizojnë Gratë”, duke lansuar Hulumtimin Rajonal me të njejtin titull, e që është i treti me radhë në kuadër të këtij bashkëpunimi rajonal.

Pjesë e hapjes së konferencës ishin Rezarta Delibashzade Krasniqi, Drejtore Ekzekutive në Institutin Demokraci për Zhvillim, znj. Artane Rizvanolli – Ministre e Ekonomisë, Z. Agon Dobruna, Zevendës Ministër i Financave, Punës dhe e Transfereve dhe Znj. Edi Gusia, Kryeshefe Ekzekutive e Agjensisë për Barazi Gjinore-Zyra e Kryeministrit.

Gjatë fjalimeve u theksua rëndësia e qasjes së grave në tregun e punës dhe nevojës për ngritje të vetëdijes qytetare në lidhje me kontributin e grave në shoqëri në Kosovë dhe rajon.

Konferenca ka vazhduar me prezentimin e të gjeturave në shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, duke filluar nga Judita Krasniqi Hajdari-Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) si udheheqës të këtij hulumtimi, Kristijan Trajkovski- Qendra për Hulumtim dhe Politikbërje (CRPM), Maqedonia e Veriut, Andela Lucic- Insitituti për Studime Strategjike dhe Prognoza (ISSP), Mali i Zi, Jelena Kojashi- Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC), Shqipëri, dhe Svetlana Stefanovic- Fondacioni BFPE për Shoqëri të Përgjegjëshme, Serbi.

Konferenca rajonale u mbajt në kuadër të projektit “Shfrytëzimi i Zhvillimit: Rritja e qasjes së grave në punësim” financuar nga Ambasada Norvegjeze në Kosovë.