Konferenca lansuese e punimit “Transporti publik dhe kopshtet si parakusht per zhvillim te hovshem te vendit”

22.10.2025

Instituti D4D mbajti sot Konferencën Lansuese të punimit “Transporti publik dhe kopshtet si parakusht për zhvillim të hovshëm të vendit”

Në këtë konferencë u trajtuan dy nga sfidat më të rëndësishme që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit:

Mungesa e kopshteve publike, si pengesë për përfshirjen e grave në tregun e punës dhe zhvillimin e hershëm të fëmijëve;

Nevoja për transport publik të subvencionuar, për të siguruar qasje të barabartë në arsim, punë dhe shërbime për komunitetet rurale.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të diskutojnë gjerësisht mbi këto dy tema dhe të ndajnë perspektiva për mënyrat se si institucionet qendrore dhe lokale mund të i adresojnë këto sfida.

Punimi i prezantuar ofron rekomandime konkrete për qeverinë dhe komunat, duke theksuar se investimi në transport publik dhe në kopshtet publike nuk është vetëm çështje sociale, por një strategji zhvillimore për të ardhmen e Kosovës.

Ky punim është zhvilluar me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkët në Ballkanin Perëndimor” të zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD) në bashkëpunim me Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM),dhe Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA).