Konferenca e lansimit të Analizë së Shkrurtër të Politikave “Ide për Diskutim: Sugjerime për Strategjinë e ardhshme të Punësimit”

27.06.2022

Instituti D4D ka mbajtur te Konferencën e lansimit të Analizë së Shkrurtër të Politikave “Ide për Diskutim: Sugjerime për Strategjinë e ardhshme të Punësimit”, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve dhe shoqërisë civile në Kosovë.

Ky publikim, që përmbanë në vete analizën gjinore të gjendjes së tregut të punës dhe Strategjisë Sektoriale të punësimit 2018-2022, shpalosë një numër rekomandimesh për Strategjinë e ardhshme të Tregut të Punës dhe Punësimit e cila do të miratohet këtë vit nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

Në këtë konferencë u diskutua për mangësinë e perspektivës gjinore të dokumenteve strategjike në fushën e punësimit të grave në Kosovë dhe sugjerimet dhe rekomandimet e Institutit D4D për inkorporimin e një perspektive të qartë gjinore në politikat e punësimit për gratë, me qëllim të uljes se inaktivitetit dhe joformalitetit, rritjen e pjesëmarrjes aktive të grave në tregun e punës, mbështetjen e grave në fushën e bujqësisë, ndërmarrësisë, trajtimin e ndarjes gjinore të profesioneve, rritjen e qasjes së përballueshme të grave në qendrat e kujdesit për fëmijët, dhe përdorimin e masave afirmative për mbështetjen e punesimit te grave në Kosovë.

Ky publikim u lansua në kuadër të projektit “Shfrytëzimi i Zhvillimit: Rritja e qasjes se grave në punësim” mbështetur nga Ambasada Mbretërore Norvegjeze në Prishtinë.