Konektiviteti për zhvillim: Rruga drejt zhvillimit ekonomik – Animacion

13.11.2018

Procesi i Berlinit, është një prej iniciativave më ambicioze lidhur me zgjerimin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor. Ky proces në vete mbartë agjendën e konektivitetit, e cila luan rol të rëndësishëm në ndërlidhjen brenda rajonit. Agjenda e Konektivitetit është e përqendruar rreth ndërtimit të infrastrukturës së transportit dhe energjisë, ku si rrjedhojë përfitues janë qytetarët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ky projekt është mbështetur nga Fondi Evropian për Ballkanin (EFB).